Dy ushtarë grekë janë arrestuar nga ushtria turke pranë kufirit midis dy vendeve në lumin Evros.
Ministria greke e Mbrojtjes thotë se dy ushtarët humbën rrugën për shkak të motit të keq në zonën e pyllëzuar të Kastaniesit dhe kaluan në territorin turk ku u kapën dhe u arrestuan.
Ushtarët grekë po kryenin një patrullë rutinë në zonë, shkruajnë mediat greke.
Ministria thotë se ata janë në kontakt me autoritetet turke dhe janë në prces për kthimin e tyre në atdhe.
Të dy ushtarët mbahen në qytetin turk Edirne dhe thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Analistët grekë shprehin shqetësimin se dy ushtarët u transferuan nga Edirne. Ata thonë se incidentet e tilla zakonisht përfundojnë brenda minutave midis autoriteteve ushtarake në të dyja anët e kufirit.