Ligji për strehimin/ Avokati i njohur në : Rama dhe Basha po detyrojnë shqiptarët të deklarohen gay dhe lezbike

0
183

I ftuar në studion e lajmeve në Syri.net, ishte i ftuar avokati i njohur Altin Goxhaj, i cili ka folur për ligjin e ri të strehimit.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se përse ka kaq shumë zhurmë përligjin e ri të strehimit, Goxhaj tha se ky ligj po diskriminon shqiptarët, për hir të një komuniteti të caktuar siç është ai LGBT.

Sipas avokatit Goxhaj, me ligjin e ri, që të marrësh shtëpi, duhet të deklarohesh si pjesë e komunitetit LGBT. Sipas tij ky është një skandal i madh, pasi në asnjë vend të botës nuk kanë përparësi komunitetit gay për strehim, por ndihma jepet sipas personit që ka më shumë nevojë.

Ndërsa deklaroi se sot Rama dhe Basha po ‘shtrëngojnë’ shqiptarët të deklarohen gay ose lezbikë për të përfituar strehim.

‘Ky ligj është shkruar dhe hartuar nga fillimi vetëm për të përfshirë homoseksualët. Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve për strehim, Bashkitë bazohen në kriteret e mëposhtëme, individët nga komunitetit LGBT, ndërkohë që edhe për subvencionimin e qerasë prioritet kanë lGBT_në.

Pra kanë bërë një ligj që kush është gay ose pretendon se është gay, është prioritet nga bvashkia.

Për herë të parë në Evropë mitratohet një ligj i tillë për strehimin. Në çdo vend të botës si homoseksuali ashtu dhe heteroseksuali janë të barabartë para ligjit. KY avantazh qendron vetëm në rastet kur një azilant pretendon se është diskriminuar në shtetin e tij për shkak të prirjeve të tij seksuale. E bënë këtë ligj me shpejtësi dhe do ta çojnë në parlament që të shkojë dhe të votohet para 17 majit që është dita ndërkombëtare e LGBT-së. Ne shqiptarët këtë datë e kemi edhe si përvjetorin e takimit Basha-Rama.

Nuk është problemi nëse përfiton ky komunitetet, por duhet të biem dakord që strehimi është një hall i madh. Marrim qindra shqiptarë që kanë këtë hall, por kush do të ketë prioritet, një familje e re që nuk ka shtëpi, jo, sepse t e reja nuk janë kategori më vete, janë kategori më vete, kush hyn tek përparësisë, hyjnë ata që pretendojnë se janë gay ose lezbike.

Një çift i ri, nëse djali nuk deklarohet biseksual, nuk merr shtëpi. Ne po i shtrëngojmë individët që nuk janë gay, pra nëse ata nuk deklarohen gay, ata nuk marrin shtëpi. Pra shqiptarët janë të detyruar ose të shtrënguar që të deklarohen gay që të marrin shtëpi.

Pra kush që është heteroseksual duhet të deklarohet homoseksual që të marrë shtëpi. Pra kanë bërë një ligj, e kanë miratuar edhe këta të Lulzim Bashës. LSI qëndroi ditën e parë, por u tërhoq të nesërmen. Qëndroi Vasili, por të nesërmen kur i shkoi Xheni Karaji, u tërhoqën.

Kjo klasë politike është e friskuar sepse LGBT a të drejtë të kërkojë të drejtat e tyre. Pra këta kanë bërë një ligj që heteroseksualët të deklarohen homoseksualë që të marrin një shtëpi.

A janë të diskriminuar komunitetit LGBT? Unë po ju them që në 10 vitet e fundit asnjë person i këtij komuniteti nuk ka pësuar asnjë plagosje të lehtë, e jo më të flasim për plagosje të rëndë apo vrasje. Shqipëria konsiderohet vendi më i sigurtë për komunitetin LGBT.

Në Suedi dhe në Hollandë që janë parajsat e gay-ve, sërish çiftet e reja kanë avantazh. Por edhe PD ka votuar në bllok, që shqiptarët të deklarohen gay.

Kjo sot nuk është parti demokratike, kanë marrë urdhër nga Basha që të votojnë këtë ligj’, u shpreh Goxhaj.

Marre nga Syri.net

VIDEO : https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1833634736708620&id=472593762812731

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here