Ish-ministri i Bujqësisë Edmanod Panariti ka përgënjeshtruar akuzat se kompania “Arbri Garden” ka marrë fonde nga Ministria e bujqësisë, në kohën kur ai ka qenë në krye më MB-së. “Arbri Garden”, sipas hetimeve rezulto kompania porositëse e ngarkesës me banane ku u gjet ngarkesa më shumë se 613 kg kokainë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Panariti shprehet: Shpif, shpif se diçka mbetet !!! Nuk mund te perlyhet dhe baltoset Ministria e Bujqesise per dicka qe nuk i takon!! Financimi i dhomave frigoriferike per prodhime bujqesore te firmave SE-BI dhe Arbri Garden eshte bere me fonde te programit IPARD – like te administruara nga Bashkimi Europian, te ekzekutuara nga Agjensia Gjermane dhe te asistuara nga projekte mbeshtetese te USAID. Kriteret e aplikimit, vleresimi dhe vendim- marrja jane te strukturave te BE-se sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qene perfshire ne proces trajnimi dhe nuk ka patur ze si ne vendimarrje ashtu edhe ne ekzekutim. Kjo eshte e verteta.