Gatusso i përlotur: Nuk mendoj për derbin, kjo tragjedi na ka prerë krahët

0
203

Edhe ndeshja e shumëpritur derbi mes Milan dhe Inter që ishte parashikuar që të luhej sot në orën 20:45 në “San Siro” është anuluar për shkak të vdekjes së papritur të mbrojtësit të Fiorentinës, Davide Astori.

Për këtë lajm të rëndë ka reaguar edhe trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gatusso. Ish-mesfushori u duk shumë i pikëlluar në fjalët e tij.

“Nuk mendoj dot për derbin pas një tragjedie si kjo. Vdekja e Astorit na ka prerë krahët. Nuk mundem. Ju lutem, anulojini të gjitha ndeshjet. Ju lutem. Gjithçka e humb kuptimin kështu. Ciao, Davide!”, theksoi i përlotur Gatusso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here