Plas në PS, zv.kryeministrja Mesi bojkoton takimin e Bushatit

0
320

Përplasja mes dy prej drejtuesve socialistë, njëherazi deputetë të PS-së në Qarkun e Shkodrës, duket se po thellohet. Senida Mesi, zv.kryeministre dhe Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm, njëherazi drejtues politik për Qarkun e Shkodrës, duket se vijojnë të kenë përplasje, ndërsa ende nuk dihet se në cilën anë është pozicionuar Kryeministri, njëherazi kryetar i PS-së, Edi Rama.

Së fundmi Mesi ka bojkotuar mbledhjen e thirrur nga Bushati me strukturat e PS-së në Shkodër, edhe pse sikundër raportohet nga qyteti verior i vendit, ajo ka qenë gjatë fundjavës atje.

Në takimin e thirrur nga drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës ishin të pranishëm drejtuesit kryesorë socialistë, drejtuesit e Organizatave Socialiste, drejtuesit e institucioneve, deputetë, por ka munguar zv.Kryeministrja.

Sikundër raportohet në këtë mbledhje është diskutuar mbi organizimin dhe përgatitjen e strukturave për zgjedhjet vendore. Bushati është gjendur përballë kërkesave për punësim nga ana e të pranishmëve, por edhe pakënaqësive të krijuara për shkak të emërimeve në postet drejtuese të institucioneve pa përfillur propozimet nga strukturat.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here