Luan Rama: Kultivimi dhe trafiku i drogës s’mund të bëhet pa suport shtetëror

0
168

Fjalimi i Luan Ramës në Parlament

Komisionet hetimore të Kuvendit si institucion i ushtrimit të kontrollit parlamentar, për fat të keq, nuk përbëjnë një histori që ja vlen t’i referohemi, për të gjetur ndonjë refrencë pozitive, produktive dhe të dobishme për punën e këtij Kuvendi, e më shumë për zbatimin e ligjit.

Mirëpo, për shkak të precedentëve, nuk kam ndonjë arsye për të besuar se ky komisioni i rradhës, do të na ndihë të sjellim një shembull pozitiv në praktikën e veprimtarive të komisioneve hetimore tē Kuvendit.

Ndaj, më lejoni zoti Kryetar i Kuvendit, t’ju ftoj ju që në përmbushje të funksionit tuaj, të ridimensiononi e të garantoni rolin efikas të kontrollit parlamentar, si një praktikë që garanton funksionalitetin kushtetues të një republike parlamentare. Shndërrojeni këtë edhe në një sfidë tuajën të mandatit në krye të Kuvendit, sepse do t’i bëni një shërbim të vyer parlamentarizmit shqiptar, shpesh herë i kërcënuar dhe i shpërdoruar prej keqpërdorjes arrogante të qeverisë.

E kur flas për kontrollin parlamentar, nuk kam aspak parasysh vetëm komisionet hetimore, por nuk kam parasysh as vetēm funksionimin formal të komisioneve të përhershme të Kuvendit vetëm përmes mbledhjeve rutinë e shpeshherë formale, që ngjajnē si anekse apo si shtojca të qeverisë, ku arbitrariteti i numrave nuk lë shteg për arsyetim logjik e produktiv.

Kontrolli parlamentar është shumë më tepër padyshim; është puna e munguar për ndjekjen në dinamikë të zbatimit të ligjit, të akteve nënligjore që shpesh herë nuk miratohen sipas detyrimeve të vetë ligjit e krijohen komplikacione me kosto në zbatimin e ligjit e me pasoja në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Kontrolli parlamentar asnjëherë në fakt nuk ka qenë i tillë në kuptimin e cilësisë dhe të efikasitetit të kësaj komponenteje të rëndësishme të veprimtarisë së Kuvendit.

Unë jam i bindur se nëse Kuvendi do të ushtronte në sovranitet të plotë autoritetin e vet kushtetues si organi më i lartë i pushtetit në Shqipëri, dhe jo si shtojcë e qeverisë, edhe efektiviteti i luftës kundër kultivimit e trafikimit të drogës do të ishte padyshim krejt tjetër krahasuar me pamjen që na ofron realiteti i sotëm kriminal.

Sepse ky Kuvend është përgjegjës para popullit të vet, në emër të të cilit e ushtron pushtetin, pasi kur duhej të ulërinte e t’i thoshte ndal kriminalizimit të qëllimtë përmes emërimeve korruptive e të suportuara prej grupeve kriminale, në kundërshtim me ligjin, në nivelet e larta të drejtimit në Policinë e Shtetit në drejtorinë e përgjithëshme apo në ato të qarqeve, duartrokiste e votonte symbyllur, edhe pse shikonte Shqipërinë të mbulohej në drogë!

Dhe jo rastësisht, sot në të gjitha nivelet e drejtimit të policisë, nuk gjen më asnjë emër prej drejtorëve të slloganit kryeministror që na mbiu në vesh për katër vjet me rradhë “kjo është policia që duam”!
Sepse “policia që duam” në fakt ishte “policia që deshët”, ishte policia e një kupole drejtuesish horra që shkelën mbi betimin dhe besimin, shkelën mbi uniformën dhe ligjin, shkelēn edhe mbi sakrificën dhe gjakun e policëve të rënë në luftë përballë krimit, pa e ditur që do të vinte një ditē, që në kohën e Rilindjes, socialistët do të zëvendësoheshim me banditë në Parlament e specialistët e profesionistët me banditë në drejtimin e policisë!

Dhe për të gjitha këto, askush prej nesh këtu nuk ka të drejtë të drejtojë gishtin mbi Policinë e Shtetit, pa e drejtuar atë më parë ndaj vetes e ndaj këtij Parlamenti! padyshim Policia e shtetit ka nevoje per stimuj moral dhe reale, e rasti me i fundit, i bllokimit te 630kg kokakme eshte i duhuri per ti krijuar policise dhe jo vegem, stimulin e duhur te mbeshtetjes e inkurajimit te nevojshem ne punen qe ben. Fakti dhe problemi eshte qe Shqiperia ka rezultuar te jete vendi i kultivimit dhe trafikimit te sasise me te madhe ge kanabisit ne Europe. Fakti dhe problemi eshte qe kultivimi dhe trafiku i droges nuk mund te behet pa suport shteteror. Por nese sot kemi vetem disa emra ish-funksionaresh te PoliciSe se shtetit, pandeshkueshmeria duhet te marre fund me ndeshkimin ligjor jo vetem te te emeruareve,por edhe te atyre qe i kane emeruar,suportuar e motivuar, duke vene ne fokusin e retorikes se tyre policet gri apo ata qe hanin fara kungulli,e duke vene ne krye te policise klientet dhe bashkepunetoret e krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here