Situata në vend: Fryrje të lumenjve, borë dhe rrëshqitje dherash

0
210

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur për mediat situatën në vend.

Nga të dhënat vihet re se ka një fryrje të lumejve Drin e Buna në Shkodër. Në Selenicë prurjet e lumit kanë çarë panelin mbrojtës të Stacionit të Pompave të ujit që furnizon këtë bashki. Ka fryrje dhe të lumit Devoll në Korçë

Ndërkohë rrëshqitjet e dherave rrezikojnë disa shtëpi dhe rrugë si në: Kukës, Dibër, aksi rrugor Xibër-Tiranë, në Elbasan si dhe në qarkun e Gjirokastrës, Bashkia Përmet….

Ndërsa bora ka izoluar disa zona të thella malore në Qarkun e Kukësit, konkretisht në Lekbibaj janë 4 fshatra të bllokuar, në zonat e thella të Lezhës, në Qafë Krrabë-Cërrishtë

Kështu, bëhet e ditur se në Qarkun Shkodër, si pasojë e reshjeve ka pasur fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë mesatarisht rreth 30 cm. Janë bllokuar nga bora akset rrugore rurale në :Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.

Akse rrugore rurale të kalueshme me zinxhirë janë: Tamarë-Vermosh.

Në njësitë administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë, ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra.

Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 50-60 ha tokë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.

Në fshatin Bërdicë, Njësia Administrative Bërdicë, bashkia Shkodër, janë përmbytur nga reshjet e shiut rreth 10-15 dynym tokë dhe në fshatin Trush rreth 20-30 ha tokë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.

Në Qarkun e Kukësit,  lartësia e dëborës në Qafë Shllak ka arritur rreth 30 cm dhe Valbonë rreth 40 cm. Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun Kukës vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave, si dhe rrëshqitje të skarpateve, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore kanë ndërhyrë dhe janë në gatishmëri me mjete dhe forca për çdo situatë të mundshme nga kushtet atmosferike. Aksi rrugor rural për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon të jetë i bllokuar. Në Njësinë Administrative Lekbibaj janë 4 fshatra të bllokuar nga dëbora. Ka pasur mungesë të energjisë elektrike në njësitë administrative Tropojë e Vjetër. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Qarku i Dibrës i ka në Njësinë Administrative Arras, rrezikohet të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjen për të mos rrezikuar jetën e tyre.

Aksi rrugor Xibër-Tiranë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

Firmat kontraktore vazhdojnë punën për mbajtjen të hapura të akseve rrugore. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

Nga reshjet e dëborës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Njësinë Administrative Xibër dhe në disa fshatra të bashkisë Bulqizë.

Qarku Lezhë. 

Akse rrugore rurale të bllokuara janë:

Aksi rrugor  Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang, në Njësinë Administrative Fan.

Aksi rrugor Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë, në Njësinë Administrative Orosh.

Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e njësive administrative me fshatrat.

Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.

Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative: Fan, Selitë dhe Orosh.

 

Qarku Elbasan. 

Në fshatin Cërrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një riaktivizim rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje kanë shkuar specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën.

Aksi rrugor rural Qafë Krrabë-Cërrishtë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

Hidrocentrali i Banjës ka filluar shkarkimet me 200 m3/sek për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit.

Qarku Korçë.

Lumi Devoll është në kuota maksimale.

Rezervuari i Sovjanit në bashkinë Maliq është në kuota maksimale.

Në fshatrat Brozdovec dhe Mazrek, Njësia Administrative Lekas, disa fshatra të Njësisë Administrative Moglicë, fshatrat Jollë, Bishnicë, të Njësisë Administrave Velçan, kanë mungesë me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të 3 shtyllave. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

 

Qarku Vlorë.

Në qytetin e Selenicës, bashkia Selenicë, si rezultat i prurjeve të lumit ka ndodhur çarja e paneleve mbrojtëse të Stacionit të Pompave të Ujit që furnizon qytetin e Selenicës. Nga dëmtimi i paneleve mbrojtëse Stacioni i Pompave duket si pjesë e shtratit të lumit.

 

Qarku Gjirokastër.

Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, vazhdon të jetë i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit shkëmbor.

Aksi rrugor rural i Malëshovës, bashkia Këlcyrë, vazhdon të jetë i bllokuar.

Prurjet e lumit Vjosa janë të qëndrueshme dhe niveli arrin rreth 2.5 metër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here