Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person është në gjendje të rëndë. Burime nga Policia e Shkodrës kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kryebushat.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës:
Me date 06.03.2018, ora 13:20, është njoftuar salla komandimit se në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur dy mjete.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Fiat me targë AA382GY me drejtues A. J. 42 vjeç banues në fshatin Shirq, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz me targë SH2225E me drejtues Gj. L. banues lagje Tre Herojt, Shkodër.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Fiat shtetasi A. J. i cili është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.