E mrekullueshme/ Shqiptari hap shtëpinë për të pastrehët në Itali

0
196

Ka qenë në qendër të kronikave e shkrimeve në mediat lokale në Ravena, Itali, shqiptari Arijon Abdyli. Një gjest human, që nuk ka kaluar pa u vënë re në shtetin fqinj, kur prej dy dekadash jeton 48 vjeçari.

Abdyli ka bërë shtëpinë e tij strehës për të pastrehë, e ka nisur nga vetja, duke parashtruar kështu vizionin e tij për një botë më të mirë, më solidale.

Duke folur për të përditshmen “Corriere di Romagna”, Arijoni bën me dije inizitivën, lindur teksa pinte një çaj të ngrohtë me të birin 11 vjecar, ndërsa Ravena, dhe e gjithë Italia ishin pushtuar nga dëbora, “Mendova për ata që me gjithë të ftohtin e madh, s’kishin një vend ku të shkonin e ndjeva nevojën për të bërë diçka”, – ka thënë ai për gazetën italiane.

Arijoni tregon se trokiti në shumë dyer, për të shprehur gatishmërinë e tij dhe pikërisht të enjten një nga kishat e qytetit e kontaktoi për t’i vënë në dijeni se Livia, dikur kujdestare për të moshuarit, kish humbur punën pasi ish prekur nga një bronshit, e kishte ngelur pa një strehë mbi kokë.

Pa u menduar dy herë shqiptari e mori në shtëpi, duke i siguruar strehë, ushqim e mjekim, e tashmë po interesohet për sistemin e saj në një punë të re.

Një ndihmë e pakushtëzuar, shkruan “Corriere di Romagna”, duke cituar më tej edhe deklaratën e 48 vjeçarit shqiptar: “Është kjo një mënyrë pëer të dëshmuar se edhe individualisht mund të bëjmë të mira ndaj të tjerëve. Një hap i vogël, i një personi të vetëm, e dëshiroj të jetë edhe një përgjigje ndaj terrorizmit mediatik kundër të huajve, – u shpreh Arijon Abdyli, – nuk besoj se është e drejtë të diskutohet, si shpesh ndodh, se kush duhet të ndihmohet i pari, e kush më pas, mbi të gjitha ky disktutim është i kotë, kur gjendesh përballë personave në vështirësi.”, – tha ai.

Por nuk është hera e parë që Arijon Abdyli, ndërmerr iniciativa që përfshijnë shtresat në nevojë, falë edhe angazhimit të tij prej kohësh në shoqërinë civile në Romagna, Itali, si kryetar e anëtar i Shoqatës “Nenë Tereza”, por edhe si një prej koordinatorëve të “Ravenna Solidale”, një grup shoqatash që ndër vite kanë ndërmarrë iniciativa të shumta për të huajt në rajonin e Emilia Romanjës e më gjerë në mbarë Italinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here