Fshati i beqarëve, nuk shkojnë nuse se s’ka rrugë!

0
311

Në Fshatin Shegas të Lushnjës jetojnë rreth 200 familje. Banorët thonë se jeta e tyre nuk ka ndryshuar me ndërrimin e sistemeve.

Rruga e hapur në periudhën e diktaturës mbetet po e njëjta, pa asfalt; me pluhur në verë, dhe baltë në dimër. Dikur e përshkonin për të shkuar në kooperativë ndërsa sot për të çuar prodhimet e veta në treg.

“Jetesa është shumë e vështirë, këtu vdes. Nuk vjen dot as me makinë. Nëse kemi ndonjë të sëmurë e transportojmë me karroca dore. Të gjitha i mbajmë në krah. Po ngordhin edhe gomerët. Jemi të harruar”, shprehen banorët.

Në Bashkinë e Lushnjes e njohin problemin, por presin prej kohesh miratimin e projektit.

“Me t’u krijuar mundësitë ekonomike, do të zbatohet edhe do të jetë në funksion të të gjithë fshatit”, thotë Ergest Krakulli, drejtori i shërbimeve në Bashkinë Lushnje.

Ndërkohë në fshat janë mësuar të presin dhe të protestojnë.

Rrugën e pashtruar prej 5 km, banorët e shohin si shkak edhe për një tjetër fenomen që i shqetëson. Në shegas thonë ata nuk vijnë nuset për djemtë e fshatit. Krushqitë më së shumti bëhen vetëm për vajzat.

“Na ngelën djemtë pa martuar. Ndërsa gocat e shkreta na i marrin. Na kanë ngelën nipërit pa martuar”, shprehen banorët. /TCH/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here