Shpallen listat e infermierëve që do testohen për punësim, ja afati i fundit për ankimim…

0
224

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli listat e kandidatëve që kanë aplikuar nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë”.

Kandidatët që nuk janë kualifikuar, kanë kohë deri në datën 6 mars, për paraqitjen e ankimimit të tyre në portal ose pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pas verifikimit të ankesave më datë 15.3.2018 MSHMS do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për testimin sipas profileve të kërkuara, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.

Testimi do të ketë dy pjesë:

– Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);

– Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).

Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për cdo QARK.

Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.

Platforma infermierepershqiperine.al është e vetmja mundësi për të aplikuar për punësim në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike. Aktualisht janë në dispozicion 420 vende të lira pune për infermierë, fizioterapeutistë dhe teknikë imazherie.

Lista gjendet tek: http://infermierepershqiperine.al/njoftim/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here