Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në të gjithë vendin.
Ka patur edhe rrëshqitje të dherave dhe gurëve.
Edhe Dogana e Trebishtit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së rrugës.
Rrëshqitja ka ndodhur në pjesën e territorit shqiptar dhe sipas raportimeve rruga është bllokuar në dy kahet.
Rruga ka rrëshqitur në rreth 30 m gjatësi.