Gjigantët italianë kërkojnë të transferojnë ‘yllin’ e Kombëtares shqiptare

0
187

Elseid Hysaj është një prej aseteve më të rëndësishme të Napolit, por edhe një prej lojtarëve më të dëshiruar në merkato nga gjigandët europianë.

Me mbrojtësin kuqezi që ka përfunduar prej kohësh në radarët e Barcelonës, Atletikos së Madridit, Manchester United apo edhe Chelsea-t, tashmë Juventusi duket se po mendon seriozisht blerjen e 24-vjerçarit.

Edhe bardhezinjtë kanë qenë në listën e kandidatëve, por me sezonin që po shkon drejt fundit dhe afrimin e merkatos së transferimeve, torinezët rikthyen interesin për Hysajn, që mund të luajë me rendiment të lartë si në krahun e djathtë, ashtu edhe nga e majta, shkruan ss.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, te Napoli po mendojnë që të marrin masat për të mos e humbur yllin shqiptar, sepse vetëm klauzola me vlerë 50 milionë euro mund të mos mjaftojë. Presidenti Aurelio De Laurentiis, edhe pas konsultave me trajnerin Maurizio Sarri, nuk ka ndërmend ta shesë mbrojtësin.

Kjo mund të jetë ndoshta një manovër për ta mbajtur skuadrën të përqendruar deri në fund të lufta për titullin, edhe sepse deri në hapjen e merkatos gjithçka mund të ndodhë. Klubi vështirë se mund ti thotë “jo” milionave për Elseid Hysajn, por edhe vetë kuqeziu nuk do ta refuzonte kalimin në ndonjë prej skuadrave më të mëdha të arenës ndërkombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here