Gjiknuri “tradhëton” banorët e përmbytur: Uji nuk ju vjen nga shkarkimet e HEC-eve!

0
268

Situata me përmbytjet në Shkodër është drejt përkeqësimit por Ministri i Energjisë, Industrisë dhe Infrastrukturës duket se është i të njëjtit mendim me KESH-in dhe jo me banorët, që gishtin e përgjegjësisë ia drejtojnë shkarkimit të HEC-eve në ditët e fundit.

Banorët e prekur, sidomos ato të zonës së Anës së Malit e Dajçit e kanë provuar në kurrizin e tyre për të katërtën herë rradhazi përmbytjen, kurse Ministri shprehet se kësaj here, vërshimet kanë ardhur për “faj” të natyrës dhe jo të shkarkimit të HEC-eve. Madje Gjiknuri ka shtuar se faturat që janë përpiluar për përmbytjet e shkuara, i janë vendosur padrejtësisht KESH-it.

“Situata me permbytjet në Nën-Shkoder jo nga HEC-et por nga reshjet. Kemi nje protokoll dhe rregullore të digave qe zbatohet me perpikmeri.Demshperblimet banoreve ua kemi bere per permbytjet e shkuara edhe pse nuk kam qene dakort me ate qe u vendos asokohe pasi ju ngarkua KESH-it.

Shkarkimet jane te kontrolluara ne 1400 meter/ kub ne sekondë. Jane te detyrueshme pasi jemi perballe prurjeve te shumta qe ka kaskada nga reshjet dhe shkrirja bores. Fierza është ne kuoten 295 metra, mund te lejohet maksimumi deri 296 metra. Prandaj shkarkime do kete por pa rrezik per permbytje masive si ne 2010-2011.”-tha Gjiknuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here