Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka, foli për Standard lidhur me qëndrimin e mbajtur në mbledhjen e djeshme të komisionit në fjalë. I pyetur nëse pret që mazhoranca, kryesisht ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, do të reagojë apo do të ndryshojë vendim pas kundërshtimit dhe akuzave të bëra nga ana e opozitës lidhur me anëtarin e negociatave me Greqinë, Artur Meçollari, Noka u shpreh se nuk e pret një gjë të tillë, pasi menaxherja e Gjalicës, aë cilës nuk i bëri përshtypje zhdukja e thashëve të parave të asja firme, që deputeti i PD-së e quan piramidale, nuk ka sesi, theksoi ai, t’i bëjë përshtypje dosja voluminze e kundërspiunazhit të ushtrisë, përgjimet e dokumentura me miratimin e firmë të Prokurores së Përgjithshme, as përjashtimi nga Akademia Detarepër vjedhje e asgjë tjetër. Me pak fjalë, theksoi nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, dikush që nuk ka integritet për vete, nuk ka pse shqetësohet për integritetin e të tjerëve.
“Unë nuk pres të reagojë! Menaxheres së Gjalicës që nuk i kanë bërë përshtypje kur zhdukeshin as thasët e parave të asaj firme piramidale, nuk i bëjnë përshtypje as dosjet voluminoze prej 400 e ca faqesh të kundërspiunazhit të ushtrisë, as përgjimet e dokumentuara me miratim e me firmë të Prokurores së Përgjithshme , as drekat e darkat dhe shëtitjet me oficerë të lartë të Shërbimeve Sekrete të vendeve jo të NATO-s . As përjashtimi nga Akademia Detare për vjedhje e asgjë tjetër. Domethënë, kur nuk ke integritet për vete, nuk mund të shqetësohesh pse nuk kanë integritet të tjerët. Megjithëse i dinë të gjitha, nuk guxojnë ta heqin z.Meçollari, sepse ai ka firmosur marrëveshjen. Sepse marrëveshja e shitjes së detit mban firmën e tij e do dalin zbuluar po të emërojnë një anëtar, firmën e të cilit nuk do ta ketë marrëveshja”- tha Noka për “Standard”.