Jeremy Kyle u shfaq në televizor një natë më parë në operacionet e zhvilluara ndaj shqiptarëve nëpër Gloucestershire, të Britanisë së Madhe.
Episodi i The Kyle Files, i shfaqur në ITV1, përfshinte mbulimin e operacioneve të policisë ndaj shqiptarëve dhe fabrikave të kanabisit, në orët e para të 11 Tetorit të vitit të shkuar.
Pas një hetimi 8 mujor, rreth 50 oficerë policie bastisën 6 fabrika kanabisi dhe 5 prona të tjera, duke sekuestruar një sasi të madhe kanabisi.
Ata arrestuan 10 persona, mbi të cilët rëndojnë akuzat për drogë dhe që pritet të dalin në gjykatën e Bristol më 9 Prill.
Të arrestuarit nga ky operacion janë Kreshnik Muja, 20 vjeç, Dritan Muhametaj, 27 vjeç, Gurgen Nikoci, 21 vjeç, Bardhyl Arifaj, 33 vjeç, Ardit Agaj, 27 vjeç Aranit Kasaheri, 34 vjeç, Elis Gashi, 32 vjeç, Dardan Horhaj, 22 vjeç, Jeton Muja, 26 vjeç dhe Besjan Muja, 31 vjeç.
Në show shfaqej gjithashtu momenti i arratisjes së një prej të dyshuarve. Vetë prezantuesi britanik, Jeremy Kyle sëbashku me oficerët e policisë e ndoqën atë në rrugë, por pa mundur që ta kapnin.
Aksioni policore ishte pjesë e Operacionit Cleveland, një përpjekje e autoriteteve britanike kundër bandave shqiptare të drogës, trafikut njerëzor dhe skllavërisë moderne në Gloucestershire.