Mësohet se në Liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtuar “Oktapodi” është gjetur një kufomë e gjinisë femërore.
Kufoma dyshohet të jetë e një të moshuare e cila rezulton e humbur prej tre ditësh.
Bëhet me dije se denoncimin për humbjen e të moshuarës e ka bërë i nipi në polici, tre ditë më parë.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.
Forcat e Policisë gjenden tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.