‘Operacioni Mjergulla’/ Artan Hoxha shpërndan kokainën e “familjes kryeministrore” në 20 pjesë…

0
432

Menjëherë pas kapjes së sasisë rekord të 613 kilogramëve kokainë në Maminas të Durrësit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se ky aksion i madh ishte finalizuar si pasojë e një bashkëpunimi efikas mes policisë dhe autoriteteve portale shqiptare me partnerët ndërkombëtar. Por disa orë më pas në mesditë (Në orën 14.00 të datës 28 Shkurt) kryeministri, Edi Rama, nxitoi të përgënjeshtroj ministrin e tij duke shpërndarë në faqen e tij në FB një “çarçaf” të gjatë, nëpërmjet të cilit përpëlitej me të gjitha mënyrat, për të theksuar se operacioni ishte tërësisht vepër “Made in Albania”.                                          Shkrimi nga SYRI.net

Tentativa nr. 1

E ripërsëriti këtë qëndrim edhe në orët e pasdites, madje edhe duke u tallur me policitë e të gjitha porteve nga kishte kaluar dërgesa, deri në destinacionin përfundimtar, Durrës. Në këtë situatë, edhe “burri me karakter të fortë dhe integritet të lartë profesional”, Fatmir Xhafaj, në orët e vona të natës u detyrua të përgënjeshtronte vetveten dhe të pozicionohej në linjën e kryeministrit.

Pavarësisht nga dyshimet e mëdha që ngritën mediat dhe disa gazetarë të pahapur, për mënyrën se si u realizuar nga pala jonë ky aksion, dukej se opinionit publik në një farë mënyre ju mbush mendja, se vërtet operacioni ishte një “sukses shqiptarë”, edhe pse rastësor.

Loja është e rëndë

Por mijëra kilometra larg nga zyra e Ramës, katër ditë më pas (Më datë 4 Mars), në Kolumbi në një bazë të forcave speciale të antidrogës, u organizua një ceremoni e veçantë me praninë e autoriteteve më të larta të vendase, të DEA-s amerikane, ambasadës së SHBA aty dhe përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë.

Në atë periudhë kohore në Kolumbi nuk kishte ndodhur ndonjë ngjarje e veçantë, që kishte të bënte me trafikun e drogës, përveçse ndërlidhjes së klanit më të fuqishëm në botë në këtë trafik, “Clan del golfo”,  me kokainën e kapur në Maminas. Por duket se rëndësia e e zbulimit të kësaj linje është shumë e madhe, për qeverinë amerikane dhe atë kolumbiane.

“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë ishte informuar tashmë se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare u kapën 613 kg kokainë  të bandës kriminale “Clan del golfo”, në portin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë”, tha ministri kolumbian i mbrojtjes Villegas, në prani të disa kolonelëve të DEA-s, ambasadorit amerikan në Bogota Kevin Wthaker, si dhe zëvendës këshilltarit të presidentit Trump për sigurinë, gjeneral-majorit Rick Wandell.

Kjo ceremoni e nivelit të lartë në Kolumbi, ku si sukses i madh ndërkombëtar e jo vetëm shqiptar siç tentoi ta shes Edi Rama, ku u quajt kapja e kokainës në Durrës, tregon se kemi të bëjmë me një linjë të rëndësishme të trafiku të mbështetur, nga njerëz të fuqishëm “me kollare” dhe jo thjesht një tentativë të tregtarit të bananeve, Arbër Çekaj. Duket qartë se loja është shumë e rëndë dhe situata për Ramën, duket se është komplikuar edhe më shumë, pas marrjes në dorë të çështjes edhe këtu brenda “çifligut” të tij, nga DEA amerikane.

Operacioni “Mjergulla”

Policia shqiptare operacionin e kapjes së kokainës në Maminas e pagëzoi me emrin e koduar, “Dëbora e fundit”. Ajo që pamë të gjithë në fund të tij ishte vetëm kapja e mallit, e dy punonjësve 25-vjeçar dhe kaq. Organizatorët, financuesit dhe porositësit, janë ende në mjegull. Ky ishte në fakt suksesi më i madh, tani për tani, i asaj çfarë ndodhi me ngarkesën rekord të kokainës në Maminas.

Por ashtu siç e shpjeguam edhe më lart, ditë pas dite po del në pah rruga e vërtetë e gjurmëve të këtij trafiku gjigant. Prandaj, pas suksesit-dështim të “Dëbora e fundit”, u planifikua urgjentisht operacioni “Mjegulla”.

Që pas dekonspirimit të mashtrimit të madh të Ramës nga pala kolumbiane, daljes së dokumenteve që vërtetonin se ngarkesa e Maminasit ishte kontrolluar edhe në portin e Livornos, zbulimit të fakteve se pronari i kontenierit është lajmëruar dhe lejuar të arratiset 3 ditë përpara hapjes së ngarkesës, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk e kanë zënë më në gojë “suksesin e “policisë dhe doganave shqiptare”.

Tentativa e parë për ta quajtur këtë linjë të rëndësishme trafiku të kokainës, (Kolumbi-Shqipëri-Europë Perëndimore), si një rastësi dhe një rast i veçuar ngelur në tentativë nga një tregtar i thjeshtë bananesh, kishte dështuar.

Ditë pas ditësh, jo vetëm nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish kryeministri, Berisha, por edhe nga burime të besueshme diplomatike dolën në media indice të forta, se kokaina e Maminasit në fakt ishte një rizgjim i organizatës së zbuluar nga partnerët gjerman; në “Çështjen Xibraka”.

Hesht publikisht Edi Rama për suksesin” e Maminasit, ndërkohë që të gjitha dyshimet ditë pas dite po i çojnë gjurmët tek familja kryeministrore, duke ju referuar edhe përgjimeve për “Xibrakën” të cilat priten të publikohen së shpejti dhe nga të cilat zbulohet se kemi të bëjmë pikërisht me një ndërlidhje shqiptare, me “klanin e Gjirit” në Kolumbi. Nga këto përgjime shpërthyese, të cilat prokuroria i kishte arkivuar deri më tani, përmenden qartë emra familjarësh të kryeministrit Rama. Që pas deklaratës së ministrit të mbrojtjes kolumbian edhe në prani të stafit të presidentit Trump, Rama hesht, por nga ana tjetër nën panik ka nisur me urgjencë operacionin mediatik; “Mjegullnaja”.

Gjithçka, të gjithë, gazetarë, analistë, media të shkruara e online, emisione të rëndësishme politike, janë vënë në shërbim e në përpjekje për të mbuluar sa më shumë gjurmët e dukshme, që lidhin familjen dhe rrethin e ngushtë të tij, me dërgesën 180 milion euro kokainë, shifër kjo më e lartë se buxheti vjetor, që i ka akorduar ministisë së Xhafajt.

Në këtë situatë janë thirrur në ndihmë sërish eksponentë të gazetarisë, të kudogjendur në rase të tilla, si dhe të gjitha mediat në shërbim të Ramës. Sërish nuk kishte si të mungonte “specialisti i mjegullnajave dhe tymnajave” informative, Artan Hoxha.

Mbrëmjen e djeshme ai hodhi në treg “informacionin e sigurt”, se ngarkesa e kokainës, nuk i përkiste një klani, por plot 20 grupeve kriminale!

Pastaj hodhi zbulimin e madh, se porositësi nuk qenka në Tiranë, por diku afër kryeqytetit. Në fund fare mbrojti edhe variantin e parë të Ramës se ishte “sukses i madh, vetëm i policisë shqiptare”, duke deklaruar se, “E rëndësishme është që droga u kap, dhe jo me kë u bashkëpunua”.

Bombardime me dezinformime nëpërmjet, “informacioneve të sigurta që i di vetëm unë”, shpërqendrim nga rruga e vërtetë ku të çojnë gjurmët e këtij trafiku gjigant, me të vetmin qëllim, të shpëtojmë apo më saktë të shtyjmë sa larg në kohë plasjen e një megaskandali, që i kalon kufijtë e deteve dhe oqeaneve; atë të përfshirjes së një familje kryeministrore, në një trafik ndërkombëtar gjigant të kokainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here