Një trup i pajetë i një personi është gjetur në periferi të qytetit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Daullas dhe trupi është i dekompozuar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Po kryhen të gjitha verifikimet për zbulimin se kujt i përket trupi.
Eshtrat janë gjetur në një kanal, ku përveç tyre është gjetur një valixhe dhe një batanije.
Gjithashtu po merren eshtrat e gjetura për kryerjen e ekzaminimeve.