Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se këto 5 vitet e fundit kanë qenë të humbura për Shqipërinë. I pranishëm në konferencën “(De)Rregullimi i tregjeve,” lideri i opozitës tha se shumë familjeve në nevojë iu hoq ndihma ekonomike dhe se Shqipëria eksporton drogë dhe importon plehra.
“Shqipëria është në gjendje te vështirë ekonomike, pasi shumë familje ne nevoje iu hoq ndihma. Po ashtu po përkeqësohet klima e biznesit. 5 vitet e fundit, kanë qenë “te humbura” per Shqipërinë. Qeveria merr vendimmarrje ne mënyrë klienteliste. Ne 5 vite nuk ka patur asnje investim te huaj. Investimet ne infrastrukturë janë thuajse zero. Kjo qeveri ka rritur borxhin publik. Bie euro dhe thotë ditën tjetër kemi ulur borxhin. Por kur të rritet euro ça do bëjnë? Apo do ikin me një charter? Jemi kthyer në një vend që eksporton drogë dhe importon plehra”, tha Basha.
Ekonomia
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ngritur edhe shqetësimin e papunësisë dhe të varfërisë së madhe, të emigracionit masiv të shqiptarëve në konferencën e organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike – Instituti Europian Pashko, e cila po mbahet tani në Tiranë.
Basha theksoi se mungojnë investimet dhe se gjithë vëmendja, debati tani është drejtuar tek kriminaliteti.
“Në 5 vite nuk ka pasur asnjë investim të huaj.
Madje, kanë ikur nga Shqipëria të huajt që ishin. Si mund të zhvillohet ekonomia pa investime? Ndërsa, përsa i përket investimeve të brendshme, investimet në infrastrukturë janë pothuajse zero, hiq “Rilindjen Urbane” me shtrim pllakash”, tha Basha, i pranishëm në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonomik.
Më tej, Basha shpjegoi se pse, sipas tij, ka ardhur kjo situatë: “Liria ekonomike në Shqipëri ka pësuar zbritje, barra fiskale është rritur dhe liria e të bërit biznes po i afrohet nivelit të Afrikës Ekuatoriale”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1811179332266573/