Home Kioskë Kryeministri Rama merr dhuratën më të befasishme nga e burgosura
Kryeministri Rama ka shpërndare jo pak dhurata këtë 8 Mars, por nuk kishte marrë asnjë, deri sot në mëngjes, sepse zonjat që punojnë me të dhe afër tij, e quajnë 8 marsin festë të tyre dhe nuk mendojnë se mund të falënderohet ndonjë burrë që iu dha dorë, të bëhen drejtoresha, ministre, të pasura etj.
Por një vajzë e re, 33-vjeçare, ka zgjedhur ta urojë dhe t’i dhurojë për 8 Mars, kryeministrit.
Dhe nuk është habia te gjetja, apo dhurata, por te dhuruesja.
Kjo pikturë është dhurata që Alketa Selimaj dërgoi te Rama, nëpërmjet Elona Demollarit, drejtoreshës së burgut, ku Alketa vuan dënimin, prej 2 vitesh.
Alketa nuk është piktore, ndjek kurse në burg. Ajo është ekonomistë, më arsim të lartë, ish oficere kredie në një banke të nivelit të dytë, ku u kap duke përvetësuar para nga klientë të ndryshëm në një total prej 2.8 milionë lekë.
Tani, Alketes i kane mbetur edhe katër vjet ,nga dënimi prej 6 . 8 vitesh, kohe që ajo po e kalon duke ndërruar profesionin e ekonomistes me të piktores./dritare.net