Drejtori sportiv i PSG-së plas bombën: Neymar, nuk e kemi siguruar

0
213

PSG-së nuk i garantohet se Neymar do të vazhdojë sezonin e ardhshëm në Paris, sipas Le Parisien.

Gazeta franceze zbuloi ka pasur një takim mes Antero Henriques, drejtorit sportiv të klubit parisien dhe agjentit të lojtarit.

Agjenti ishte i interesuar për situatën e Neymarit, pasi projekti i PSG-së më nuk po i duket aq tërheqës futbollistit brazilian.

“A do të qëndrojë me ekipin edhe në sezonin e ardhshëm?”, ishte pyetja e gazetarëve, ku Henrique u përgjigj shkurtimisht, “Nuk mund ta garantoj atë”.

Neymar është bërë objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Braziliani ka një çmim prej 400 milionë eurosh.

Më 9 mars disa emisarë të klubit madrilen ishin takuar me babanë e brazilianit në spitalin Concha Espina, ku e kanë informuar Neymar Seniorin se Madridi është i interesuar për djalin e tij.

Neymar, ndërkohë, është në Brazil ku po shërohet nga lëndimi që kishte pësuar gjatë një takimi të kampionatit francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here