I ”masakruan” me komente të ftuarën, s`duron më Rudina: Pupupu çfarë llumi, kam qenë gjithnjë në maja!

0
258

Dy ditë më parë e ftuar tek emisioni i pasdites “Rudina”, ishte e ftuar ish banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi e cila u shfaq në ekran pas një kohe të gjatë. Të gjithë i mbajnë mend fotot me pullë të kuqe që u publikuan në media kur ajo ishte pjesë e showt.

Edhe në emision veshja e Gentës ka ngjallur reagimin e shumë ndjekësve të emisionit të cilët kanë bërë komente ofenduese në Instagram për ish-banoren.

E habitur nga të gjithë komentet mbi Gentën, moderatorja Rudina Magjistari ka postuar në Instastory fillimisht një foto ku tregon se janë bërë mbi 200 komente dhe shkruan: sVetëm për Genta Gjalpin?”

Sipas Rudinës ne jemi duke jetuar në një botë të lirë dhe ska pse të na bëjë përshtypje veshja e Gentës.

“Pupupu çfarë llumi komentesh. Mbi 200 komente ofenduese, denigruese, hipokritomoraliste, për një vajzë që quhet Genta e qe e keni pare dhe mbeshtetur me votat tuaja kur konkurronte në televizion. Tani jeton jetën e vetë pa asnje lidhje me ju. Gjatë intervistës foli gjithçka korrekt dhe çiltër, si zakonisht ajo flet kur ftohet në panele televizive.

U vesh me minifund dhe dekolte të bollshme në program? Po ashtu mendoi dhe ashtu bëri. Jetojmë në një botë të lirë more bashkëqytetarë. E për fat në mes të Europës. Ju të rriturit që u shqetësuat, më vjen keq por s’kam asnjë detyrë të kuroj frustacionet tuaja. Ju prindërit që shkruani se u shqetësuat për fëmijën tuaj, ju lutem herë tjetër bëni prindin duke i bërë shpjegimet përkatëse fëmijës suaj mbi gjithçka sheh dhe dëgjon në ekran.

Une ne program ftoj Genten e kedo tjeter, qe nuk percjell mesazhe dhune, raciste apo fashiste. Keto jane parimet e mia. Per te tjerat, jeni te lire te zgjidhni sipas preferencave dhe shijeve tuaja. Edhe pse me thene te drejten, Genten e kishit pare shume, ose ne termat e rinj: “ka bere audience”. Por sa per t’ju kujtuar, sfiden per audience e kam pasur ne çdo program timin, qe ne fillimet e mia, ketu e 20 e ca vite perpara, me apo pa mates audience. Edhe gjithmone kam qene ne maje! Falenderoj te gjithe ata qe e kuptojne drejt kete mesazh”, shkruan Rudina në reagimin e saj të gjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here