Petr Cech ka hyrë në histori të Premier League. Portieri i Arsenalit është bërë i pari që ka arritur të mbajë pa prekur portën në plot 200 ndeshje të zhvilluara gjatë karrierës së tij.
Në fitoren që Arsenali regjistori sot në “Emirates Stadium” me rezultatin 3-0, Cech shënoi historinë në elitën e futbollit anglez.
Pas tij, vjen David James, që e kishte mbajtur portën pa prekur në 169 ndeshje, ndërsa në vendin e tretë është Mark Schwarzer, me 151 ndeshje