Rilindja e Ramës ia kaloi edhe osmanllinjve

0
259

Deputeti i Partisë Demoktratike Tritan Shehu e quan krim historik largimin e Arkivës nga Gjirokastra. Me një shënim në  rrjetet sociale, Shehu e quan vendimin një “krim”, që godet identitetin, krenarinë, interesat, zhvillimin e atij Qarku e Qyteti, simbol i vlerave tona kombëtare e europiane.

“Në fakt është një “krim”prej barbarësh, që edhe pushtuesit me të eger nuk guxuan ta bëjnë”, shkruan Shehu

Sipas Rilindasve largimi i Arkives nga Gjirokastra qenka “Reforme”!?

Kjo eshte pergjigja qe me vjen nga Rilindja mbasi une e konsiderova kete veprim te pa precedente si nje “Krim Historik”.

Mos valle kjo ben pjese ne “Reformen”e filluar te boshatisjes, cpopullimit, varferimit, braktisjes etj, te Qarkut te Gjirokastres!?

Minimalisht kete duhet ta quajme “Anti reforme”!

Por eshte shume me teper, eshte nje “krim”, qe godet identitetin, krenarine, interesat, zhvillimin e atij Qarku e Qyteti, simbol i vlerave tona kombetare e europiane.

Ne fakt eshte nje “krim”prej barbaresh, qe edhe pushtuesit me te eger nuk guxuan ta bejne.

Nuk guxuan ta bejne edhe Osmanllijte gjate pushtimit te tyre te gjate e te erret.

Ndersa Rilindja e beri….duke ja kaluar edhe te gjithe atyre hordhive, qe megjithese ne histori e pushtuan Gjirokastren, Permetin, Libohoven, Tepelenen etj, megjithese dogjen e vrane, kerkuan te crrenjosin identitetin tone, por ate Arkive nuk e preken.

Dhe ky Qark i sotem, simbol i identitetit tone si shqiptare e europiane, inkubator patriotizmit, i gjuhes shqipe e kultures sone, tashme privohet nga arkiva e tij ku gjenden te shkruara e te dokumentura shume nga perpjekjet shekullore.

Veprim i qellimshem antikombetar ky, detyrim ne sherbim te dikujt tjeter, korrupsion, barbarizem e injorance, apo te gjitha keto se bashku??

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here