Horoskopi javor 12 -18 Mars 2018: Zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

0
450
DASHI21. mars – 20. prill

Te nxitur nga Saturni, këtë jave do kërkoni me çdo kusht ta konsolidoni lidhjen tuaj vetëm se do ju duket shpesh sikur do jeni te vetmit qe e kërkoni këtë gjë. Flisni hapur me partnerin dhe do e gjeni një zgjidhje. Beqaret do kenë një jave te mbushur me surpriza te njëpasnjëshme. Dielli do ju shtoje buzëqeshjen dhe mundësitë për te krijuar një lidhje. Sektori i financave do filloje te normalizohet pas ditës se mërkurë dhe e gjithë kjo fale mbështetjes se te afërmve dhe këshillave qe do iu japin. Për shëndetin te gjithë planetët do bëhen bashke dhe do ju bëjnë te ndiheni me ne forme. Sektori i punës do jete shume i privilegjuar. Do jeni me te përgjegjshëm dhe do arrini te gjitha objektivat qe do vendosni. Edhe familja e qete.

DEMI21. prill – 21. maj

Do jeni me joshës dhe me te parrezistueshem këtë jave ju te dashuruarit. Partneri do ndihet i bekuar qe ju ka ne krah dhe do beje te pamundurën qe t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Ditën e enjte ose te premte mund te merrni edhe një propozim interesant. Beqaret do kenë dëshira te papërmbajtshme. Pjesa me e madhe do kenë takime te bukura dhe do gjenden ne dileme për zgjedhjet qe do bëjnë. Me shpenzimet do jeni me te përmbajtur dhe do arrini ta mbani gjithë kohës situatën nen kontroll. Përveç gjerave te nevojshme nuk do harxhoni para për asgjë tjetër. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene te shkëlqyer. Nuk do keni asnjë shqetësim dhe madje do ndiheni me energjike. Ne pune do jeni te vendosur për te arritur objektivat, pavarësisht shume pengesave qe do ju dalin. Me familjaret nuk do keni probleme.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Marrëdhënia me partnerin do marre një kthese te papritur gjate kësaj jave. Pasioni do kthehet fuqishëm dhe do dashuroheni ne mënyrë intensive. As vete nuk e kishit ëndërruar ndonjëherë se gjerat mund te ndryshonin ne këtë mënyrë, por duhet te përfitoni sa me shume. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim për te gjetur personin e ëndrrave. Mire është qe ftesat t’i pranojnë, por pa dhënë shume shpresa. Sektori i financave ka për te qene i qete dhe pa probleme. Për shëndetin duhet te përkushtoheni pak me shume sidomos nëse vuani nga anemia apo nga stomaku. Kujdes me ushqimet qe do konsumoni. Ne pune do keni goxha sfida te vështira qe duhet t’i kaloni kështu qe vetëm me durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jete e qete.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Te dashuruarit do e mbrojnë lidhjen nga çdokush dhe nga çdo gjë. Ata do i kalojnë edhe vështirësitë e vogla qe kane pasur dhe do dashurohen me më shume qetësi. Beqaret do jene pafundësisht joshës dhe nga ana tjetër do ecin gjithmonë me plan. Deri ne fund te javës ata do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Sektori i financave do jete i mbrojtur ne çdo moment. Pas gabimeve te bëra kohet e fundit tashme do jeni me te logjikshëm dhe do merrni masa strikte. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por nuk do mungojnë shqetësimet e vogla nga lodhja apo nga pagjumësia. Jeta juaj profesionale do jete pafundësisht stimuluese. Do punoni fort dhe do arrini gjithçka. Me familjaret marrëdhënia do jete e ngrohte.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Fale ndikimit shume pozitiv te Venusit, jeta juaj ne çift do favorizohet tej mase këtë jave. Do i zgjidhni qe ditën e pare mosmarrëveshjet e vogla dhe do mundoheni ta bëni ambientin sa me harmonik te jete e mundur. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe pa te ardhme, megjithatë do ndihen shume mire edhe ashtu. E rëndësishme është qe nuk do kenë jave rutine. Financat jo vetëm qe nuk do kenë probleme, por mundet edhe te përmirësohen me kalimin e ditëve. Shëndeti do jete delikat deri ditën e enjte ndërkohë qe me pas situata do ndryshoje si me magji. Edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen me te qete. Ne pune do jeni shume ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat. Durimi është një tipar qe do ju karakterizoje. Jeta familjare do jete e mire.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Gjate kësaj jave partneri do ju mahnite, do ju surprizoje dhe do ju dashuroje pa kushte. Çdo dite do jete e veçante dhe e mbushur me kënaqësi pambarim. Beqaret do kenë gjithashtu një jave pozitive dhe zemra mund t’iu rrahe shume fort ne fundjave. Disa mund te riafrohen edhe me një person qe e kane pasur dikur shok. Si do jene financat? Gjithçka do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato dhe sa do shpenzoni. Po u treguat te logjikshëm nuk do ju ndodhe asgjë e keqe. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla ditët e para. Kujdesuni me tepër për higjienën, por edhe për ushqimin. Shmangni me çdo kusht gatimet e thata dhe pikante. Ne pune do jeni shume me te vendosur nga me pare dhe do arrini te bëni zgjedhjet e duhura. Me familjaret do ruani një marrëdhënie te ngrohte.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete këtë jave. Do kapeni edhe pas gjerave elementare dhe do debatoni fort me atë qe keni ne krah. Po nuk toleruat te dy palët nuk keni për te shkuar gjate bashke. Beqaret do flirtojnë, do joshin dhe do hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje. Perspektivat materiale duken goxha te mira. Përfitoni nga rasti për te hequr edhe disa para mënjanë për nesër. Duke u marre me aktivitete te ndryshme, duke konsumuar ushqimet e duhura dhe duke fjetur mire, shëndeti do jete i shkëlqyer. Ne pune do jeni energjike dhe nuk do e keni aspak te vështirë t’ia dilni mbanë. Me familjaret tregohuni sa me diplomate qe te mundeni sepse ashtu do shmangni edhe debatet.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Java nuk do filloje shume mire sot për ata qe janë ne një lidhje, por me qetësi dhe mirëkuptim do mund te zgjidhen një e nga një te gjitha mosmarrëveshjet. Disa miq te afërt do iu mbështesin fort. Beqaret do jene te përkëdhelurit e yjeve. Atyre do ju ndryshoje jeta përgjithmonë ne mënyrën me te bukur te mundshme. Sektori i financave do jete përgjithësisht i qete dhe pa probleme. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër apo t’i jepni hua një te afërmi. Shëndetin duhet ta keni pak me shume ne vëmendje. Mundohuni te konsumoni me shume vitamina e proteina sepse do ju mbajnë me ne forme. Ne pune do ndiqni strategji strikte dhe pak nga pak do arrini atë qe dëshironi. Jeta familjare do jete paksa e trazuar.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Kjo jave nuk do jete plotësisht e qëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje, megjithatë here pas here do rilinde dielli dhe do ua ngrohe zemrat. Beqaret do jene me te favorizuar dhe do realizojnë njohje me te vërtetë interesante. Fati do jete me ta dhe zgjedhja ne dorën e tyre. Financat gjithashtu do jene te favorizuara kështu qe po ditët t’i bëni me kujdes llogarite do e përmirësoni goxha gjendjen. Shëndeti? Gjithçka do varet nga mënyra sesi ju do ushqeheni dhe nga jeta qe do bëni. Po nuk u kujdeset mund te keni probleme. Ne pune do e bëni çdo gjë me dëshirë dhe do shihni larg. Ne përgjithësi situata do favorizohet. Jeta familjare do jete e mbrojtur ne çdo moment.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Një fllad i ngrohte pasioni do fryje këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te vërtetë mire dhe te bekuar nga yjet prandaj nuk do doni te shkëputeni asnjë moment nga partneri. Beqaret do jene gati edhe për dashuriçka kalimtare te nxehta vetëm qe te mos mbeten me vetëm dhe te mërziten. Buxheti nuk ka për te qene i shkëlqyer, megjithatë gjendja do jete paksa me e mire se një jave me pare. Për shëndetin nuk do keni perse te ankoheni sepse nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do ndodhe një mrekulli dhe e gjithçka do ndryshoje ne te mirën tuaj. Surpriza te mëdha priten gjate kësaj periudhe kështu qe përgatituni. Me familjaret do arrini t’i sqaroni edhe problemet e vogla qe keni pasur.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Ju te dashuruarit do luftoni shume fort gjate kësaj jave ne mënyrë qe te ndreqni gabimet dhe ta stabilizoni marrëdhënien ne çift. Vështirësitë do ekzistojnë, por nuk duhet te ndaleni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe nuk duhet te presin emocione shume te mëdha. Për lidhje serioze ata duhet te presin ende kohe. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por mjaftueshëm për te kryer shpenzimet me te nevojshme. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë probleme te vogla. Mund te ndieni dhimbje barku, shpine, veshi ose koke. Ne pune bëni atë qe do mendoni dhe mos u bazoni tej fjalët e paqena te disa kolegeve. Ndryshe nga sa mund te mendoni, shumica e tyre nuk ju do te mirën. Me familjaret do keni disa debate te vogla.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Marsi do ua mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do merreni vesh me se miri me partnerin, do buzëqeshni, do argëtoheni dhe do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do jene me serioze dhe do dine si te sillen ne çdo moment. Jo çdo ftese duhet pranuar pasi zhgënjimet me pas do jene te mëdha. Dielli do jete planeti qe do favorizoje financat. Mundohuni te bëni një menaxhim sa me te mire qe gjendja te ketë përmirësime sa me shume. Shëndeti nuk do ketë as shqetësimin me te vogël. Gjithë kohës do jeni ne forme te shkëlqyer mendore dhe fizike. Ne pune duhet te bëni pak me shume durim dhe nuk duhet te dorëzoheni asnjë moment. Me familjen nuk priten debate te mëdha. /Horoskopi shqip/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here