Është prezantuar sot projekti i Teatrit të ri Kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse për t’ia lënë vendin arkitektit.
Por në rradhët e publikut ku qëndronin aktorë të shumtë, ishte edhe Robert Ndrenika. Aktori i madh ka kërkuar fjalën, por Rama i është përgjigjur duke i thënën “prit njëherë të prezantohet projekti”.
“Mirë, dakort po shoh projektin”, është përgjigjur Ndrenika. Por menjëherë pas prezantimit të projektit, fjalën e ka marrë sërish Rama, duke bërë kështu mbylljen…e asaj që kryeministri e quajti “mbledhjen 20 vjeçare”