Kompania që i kishte dhënë me leasing markën Sheraton hotelit të vetëm në Shqiupëri u largua disa muaj më parë nga Shqipëria pas problemesh të hasura me tregun si dhe klientelizmit qeveritar ndaj konkurrentëve të tij. Kompania e shiti objektin, ndërsa nuk zgjati shumë dhe ka hapur filialin e saj në një qytet serb, siç është Novi Sadi.
Bëhet fjalë për një investim 12 milionë euro të derdhura në Serbi duke bërë gati 150 dhoma për vizitorët. Ikja e Sheraton ishte një goditje e fortë për vendin pasi ishte e vetmja kompani ndërkombëtare e hotelerisë në Shqipëri. Serbia është duke u kthyer në një destinacion të sigurt investimesh të huaja vitet e fundit duke thithur miliarda dollarë nga vendet e Gjirit Persik, Turqia si edhe vende të Bashkimit Evropian.