Del autopsia lidhur me shkakun e vdekjes se shqiptarit, Edmond Preka, i cili u gjet i pajete brenda nje kanali ne Itali. Alarmin e dha gruaja e shqiptarit 36-vjecar, e cila njoftoi policine se bashkeshorti i saj nuk ishte kthyer nga puna.
Me pas, policia e gjeti te vdekur brenda nje kanali me uje. Mediat italiane raportojne sot se autopsia ka treguar se shqiptari ka gjetur vdekjen si pasoje e mbytjes.
Dyshohet se ai ka qene duke nxituar per t’i shpetuar sulmit te nje apo disa qenve qe i ishin sulur, por ka rreshqitur dhe ka rene brenda kanalit. Aty dyshohet se ka goditur koken dhe me pas ka perfunduar i mbytur.