Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjithashtu kryetar i Komisionit të Ekonomisë, përmes një postimi në profiling e tij në ‘Facebook’, i ka kërkuar llogari qeverisë se përsë ka vendosur të shkurtojë në Kashar, aksin rrugor Thumanë-Rrogozhinë.
Braçe thotë se nuk vlen të bëhet sipas projektit të tanishëm.
“Nese ndodh kjo, atehere per te shkuar deri ne Rrogozhine duhet te ndalesh ne Kashar, te marresh autostraden e shkaterruar ne drejtim te Durresit, te hipesh ne mbikalim per te kaluar ne unazen qe po shkaterrohet deri ne Plepa”, shkruan ndër të tjera ai në Facebook.
Postimi i plotë i Braçes:
“A ka njeri nga qeveria ime te me thote, përse aksi Thumanë-Rrogozhinë duhet të shkurtohet në Kashar?
Nese ndodh kjo, atehere per te shkuar deri ne Rrogozhine duhet te ndalesh ne Kashar, te marresh autostraden e shkaterruar ne drejtim te Durresit, te hipesh ne mbikalim per te kaluar ne unazen qe po shkaterrohet deri ne Plepa, pastaj te marresh rrugen qe po i del asfalti e tashme te rrezikshme per shkak te stacioneve te furnizimit me karburat nga Plepat per ne Rrogozhine!
Vlen?
Per mua jo nese nuk arrin ne Rrogozhine sic ka qene idea dhe projekti fillestar prej vitit 2004!