Merkel-Putin, sa të “afërt” me njëri-tjetrin

1
194

Vladimir Putin ka mall për Gjermaninë shpeshherë, ose të paktën për alkoolin gjerman. Në një video propagandistike, presidenti dhe pretendenti kryesor në zgjedhjet e së dielës në Rusi tha se, me raste ai merr ndonjë shishe birrë dhuratë nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Edhe pse ai preferon të pijë më shumë birrën e Drezdenit, “Radeberger Pilsner”.

“Angela më dërgon mua ndonjë shishe birrë Radeberger nga koha në kohë”, thotë shefi i Kremlinit në video.

Putin më herët ka qëndruar në Drezden si një agjent i shërbimit sekret sovjetik, KGB. Videoja dyorëshe është një nga videot më të klikuara ndonjëherë, sipas mediave ruse.

Pa kaluar as 24 orë nga publikimi i saj, të dielën, ajo u pa më shumë se 3.3 milionë herë. E pyetur për dhuratat e saj të supozuara nga një gazetar, Merkel konfirmoi të hënën se, edhe ajo merr postë nga Moska.

“Një herë, – tha Merkel, – mora disa peshq të tymosur të mrekullueshëm”.

Merkel dhe Putin e njohin mirë njëri-tjetrin. Pas takimeve të tyre të përbashkëta, shpesh ata kanë nënvizuar sesa konstruktive janë bisedimet mes tyre, por nuk mendohet se ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në Rusi, ndërkohë, ndalimi i ushqimeve të importuara nga Perëndimi është në fuqi dhe sanksionet janë shtyrë deri në fund të këtij viti. BE-ja i ka vendosur sanksione Rusisë për konfliktin në Ukrainë dhe aneksimin e Krimesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here