Presidenti Ilir Meta ka takuar politikanin austriak Wolfgang Grossruck.
“Kënaqësi të takoja sot mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Wolfgang Grossruck, i cili me angazhimin e tij të vazhdueshëm është përpjekur gjithmonë ta ndihmojë Shqipërinë e Kosovën. Ndamë bindjen se forcimi i bashkëpunimit me Austrinë dhe konsolidimi i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona duhet të zhvillohet intensivisht”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të kreut të shtetit.