Ministrja e Drejtësisë viziton Aldo Baren në qeli

1
334

Gjatë ditës së sotme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është ndalur për vizitë në burgun e Peqinit.

Burime të ‘Faxweb’ bëjnë me dije se ministrja Gjonaj ka inspektuar dhe qelinë e Aldo Bares, një nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit.

Mësohet se Gjonaj është shprehur e pakënaqur se pse drejtuesit e burgut kishin vendosur pikërisht inspektimin e kësaj qelie.

”Pse më solle këtu” është mësuar që ti thotë ministrja drejtorit të burgut, ndërsa nuk është lejuar prania e mediave në ambientet e brendshme të institucionit të sigurisë së lartë.

Banda e Aldo Bares numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash, ndërsa ende sot vijojnë hakmarrjet mes grupeve rivale në Lushnje dhe jo vetëm.

Më herët Ministrja ka folur dhe për Vetingun në radhët e punonjësve në burgje, ku është shprehur se mbi 100  punonjës kanë rezultuar jo të pastër për sistemin e drejtësisë.

‘Nuk mund të pranojmë njerëz të dënuar, ky proces është drejt verifikimit. Pastaj do të vijohet me profesionalistët. Të gjithë do të kalojnë në sistemin e rekrutimit por në akademinë e sigurisë. Nxisim ushtaraket për të konkuruar dhe futur në këto struktura, por edhe ish punonjës të policisë’, është shprehur më herët Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here