Më 28 shkurt Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportet financiare të vitit 2017. “BalkanWeb” ka siguruar një pjesë të këtij raporti ku zbulohet edhe shifra e deklaruar nga PD e shpenzuar për lobime prej rreth 31.2 milionë lekë. Sipas këtij raporti në zërin “Shërbime të tjera” thuhet se për shërbime dhe konsulenca janë shpenzuar 31.264.480.
Ndonëse ende i papublikuar raporti financiar i PD pritej me kureshtje për shkak të akuzave nga Partia Socialiste dhe një shkrimit të publikuar së fundmi nga revista amerikane “Mother Jones” ku thuhej se shtetas rusë kanë financuar opozitën për lobime në SHBA në shumë të mëdha parash. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e quajti çështjen e financimit të PD ‘sallatë ruse’ dhe hodhi dyshime për destabilizim të financuar nga Rusia në Shqipëri.