Katy Perry ka shkaktuar kaos në episodin e të hënës në spektaklin “American Idol” kur ajo doli në skenë për të vallëzuar bashkë me një nga konkurrentët gjatë audicionit.
Anëtarja e jurisë e shoqëruar nga muzikantët, Luke Bryan dhe Lionel Richie po vallëzonte derisa konkurrentja, Michelle Susset po këndonte këngën e Selenas, “Techno Cumbia”.
Megjithatë, Perry duket se pati telashe.
Ylli i muzikës pop humbi balancin derisa kishte të mbathura take dhe u rrëzua në tokë, transmeton Klan Kosova.
Kur Perry u rrëzua tregoi të brendshmet e saj.
Por megjithatë duket se producentët e emisionit reaguan shpejt duke vendosur një logo të emisionit në zonën e ekspozuar.
“Oh Zot, janë disa gjëra që një mashkull nuk mund të mos i shohë”, ka thënë me humor Bryan i cili bashkë me Richie vrapuan për ta ndihmuar këngëtaren e cila ishte në dysheme.
“Janë disa gjëra që duhet t’i bësh për biznesin”, vazhdoi Richie duke qeshur.