Tragjik ka rezultuar fati i një të riu nga Hasi, i cili ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Greqi. Mësohet se Blerim Qarri është përplasur nga një makinë në Santorini. “BalkanWeb” mëson se 21-vjeçari ishte i fejuar, ndërsa jetonte me 3 motrat dhe nënën në Has, pasi babai i tij kishte ndërruar jetë 5 vite më parë.
Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku humbi jetën shqiptari.
Mes të tjerash bëhet e ditur se 21-vjeçari për pak ditë do të festonte ditëlindjen e të fejuarës së tij, Eldës.
Sakaq, policia greke po zhvillon hetimet rreth zbardhjes së aksidentit në fjalë.