Punësimi në ndërmarrjet e vogla e të mesme shënoi rënie më 2016

0
197

Sipas statistikave punësimi në NVM ka shënuar një rënie me 0.3%. Rreth 81% e të punësuarve janë punësuar nga NVM nga 81.3% që ishte në vitin e kaluar. Sektori i tregtisë punëson 23% të NVM-ve, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 16.1% dhe sektori i industrisë përpunuese me 15.1%. Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në NVM-të janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1.3% dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2.2%. 77.8% të shitjeve neto realizohen nga NVM nga 77.6% të realizuara vitin e kaluar. Sektori i tregtisë mbizotëron me 43.4% të shitjeve neto. I ndjekur nga sektori i ndërtimit me 8.9% dhe nga sektori i industrisë përpunuese me 8.6%. Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve të realizuara nga NVMtë është sektori i industrisë nxjerrëse me 1.3%.

74.9% të investimeve kryhen nga NVM. Kjo përqindje është rritur krahasuar me vitin e kaluar ku NVM investuan 66,5%. Sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në NVM-të është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 34.5%. Nga ana tjetër, sektori i industrisë nxjerrëse ka përqindjen më të ulët të investimeve prej 2.1%. 66.9% të vlerës së shtuar realizohet nga NVM nga 66.3% të realizuara një vit më parë. Sektori që zë përqindjen më të lartë në vlerën e shtuar është sektori i tregtisë me 19.7%, i ndjekur nga shërbimet e tjera me 12.5%, sektori i industrisë përpunuese me 10.4% dhe ndërtimi me 10.2%. Sektorët me përqindjen më të ulët janë sektori i industrisë nxjerrëse me 2% dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 3.4%.

Nëntë nga dhjetë ndërmarrje punësojnë më pak se 5 punonjës. Ndërmarrjet me 250+ të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 0.1% , punësojnë 19% të punonjësve, kryejnë 25.1% të investimeve, realizojnë 22.2% të shitjeve neto dhe 33.1% të vlerës së shtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here