Rama ua heq qytetarëve paratë për tua dhënë oligarkëve.

0
159

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në studion e Fax News ka folur për axhendën e nesërme të diskutimit të partisë së tij në seancën plenare në Kuvend.

Duke folur për nxjerrjen e shumë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, Vasili tha se Rama ua heq qytetarëve paratë për tua dhënë oligarkëve. ”Kjo është amorale dhe mizore. Të jesh i qetë kur të tjerët nuk kanë mundësi të mbeten as në mbijetesë biologjike e të bësh show lart e poshtë, është mënxyrë shpirtërore”,-tha Vasili.

Vasili tha se LSI-ja do të paraqesë paketën anti-varfëri, për familjet e varfëra që qeveria ka nxjerrë nga skema ekonomike.

”Aksioni po udhëhiqet nga vetë kryetarja Monika Kryemadhi. Për mua është një varfëri eksplozive, por edhe një ekzplozion shoqëror sepse rreth 800 mijë familjarë pa ndihmë janë një numër i madh për një vend me 2 milionë e 800 mijë banorë. Kryeministri është një qeveritar i përciptë dhe për fat të keq shumë i paditur. As lexon dhe as përqëndrohet . Jepini një kamerë përpara e të fillojë të gënjëjë dynjanë. Nuk dua të komentoj njerëz të tillë karagjozë”,-u shpreh Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here