Shkrirja e drejtorive të bujqësisë, DUKA:Shembull i komunizmit

1
196

Kreu i PAA-së, Agron Duka, përmes një komenti në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër qeverinë Rama lidhur me vendimin për shkrijen e drejtorive të bujqësisë dhe ngritjen në vend të tyre të agjencive rajonale bujqësore. Duka i cilëson këto agjenci shembulli më i mirë i komunizmit.

“Beteja politike po shkatërron Ministrinë e Bujqësisë

Sot Kryeministri i cilësoi drejtoritë e bujqësisë si struktura të degraduara, inerci e së shkuarës. Mesa duket ka harruar se e shkuara të cilës i referohet është qeveria e tij e parë.

Pasi i trajtoi si palçkë elektorale në 2013, disa prej tyre u drejtuan nga persona pa kualifikimin e duhur (midis tyre ish-policë), sot i zhbën me një të rënë lapsi. E ka më të thjeshtë të shkatërrojë Ministrinë e Bujqësisë, sesa të vazhdojë të punësojë në to ish-aleatët.

Ndonëse përpiqet t’i etiketojë Drejtoritë si instiucione komuniste; 4 agjenci shërbimi këshillimor dhe 4 agjenci rajonale të veterinarisë që propozohen, janë shëmbulli më i mirë i komunizmit, sepse centralizojnë pa ndjekur nevojat e fermerëve, të cilët vijojnë të pësojnë eksperimete pa kurrfarë studimi ose mendimi teknik.

Sot, pranë Ministrisë së Bujqësisë, nuk ka një drejtori të veterinarisë;

Sot shërbimi veterinar pranë pushtetit vendor është i cunguar nga vakumi ligjor;

Sot nuk ka ende një skemë të qartë të funksionimit të strukturave veterinare pranë pushtetit vendor.

Dëshira për pushtet ka krijuar një krizë të madhe në riorganizmin e administratës; në disa nivele ka prodhuar bllokimin e qeverisjes, ndërsa në rastin e shërbimit veteriner rreziku është më i madh, pasi cënohet siguria kombëtare dhe integrimi në BE”, shkruan Duka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here