Gazetari Artur Çani i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij se kryeministri Edi Rama ka një vëlla rus.
Duke diskutuar në emisionin “360 Gradë” rreth influencës ruse në vendin tonë dhe skandalin e fundit të financimit të PD-së nga rusët, Artur Çani ka deklaruar se i ati i Edi Ramës, Kristaq Rama ka qenë i martuar me një ruse me të cilën ka bërë edhe një djalë.
Deklarata e plotë:
Për të gjetur se kush është më afër rusëve nuk duhet të nisemi nga faktorë të jashtëm. Nëse shohim se u paguan 80 e ca mi dollarë për të dalë në foto me Obamën si çift gay dhe Basha paguan 500 e ca mijë dollarë për të dalë në foto me Trump, diferenca është tek shuma e parave.
Nuk mund të them që Rama meqë ka një vëlla rus është më afër rusëve se Basha. Kristaq Rama ka një fëmijë në Rusi.
Nëse dokumentet e Partisë së Punës quhen reale merrni dhe lexonin deklaratën e Kristaq Ramës që ka deklaruar se ka qenë i martuar me një ruse dhe ka pasur një djalë.
Por kjo nuk do të thotë se Rama ka lidhje me rusët.