Bandë kriminale dhe gjobëvënie/ Arrestohet në Itali menaxheri shqiptar i hoteleve

0
209

Një shqiptar, menaxher hotelesh në Pietra Ligure u arrestua në Itali për gjoba, mashtrim dhe zhvatje.

Dritan Idrizaj dhe disa persona të tjerë kishin krijuar një organizatë mes Imperias dhe Albengas, përmes të cilës huazonin para për sipërmarrësit lokalë.

Sipas hetuesve, Idrizaj ishte përgjegjës për ‘tërheqjen’ e viktimave, të cilët shpesh nuk e dinin.

Duke qenë vetë sipërmarrës, përmes metodave të  “mira dhe miqësore” sipërmarrësit lokalë binin në rrjetën e grupit kriminal. Nëse nuk mund të paguanin borxhet, sipërmarrësit kërcënoheshin nga banda.

Një furnizues ushqimesh, i cili në të kaluarën kishte pasur Idrizajn si punonjës, u detyrua të kthente 600 mijë euro dhe duke u dhënë kriminelëve pronat. Për disa raste të tjera nuk u gjetën prova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here