Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës duke i numëruar arsyet e përjashtimit nga skema e ndihmës ekonomike të 20 331 familjeve në vend. “Ju nuk e konceptoni dot vendin pa abuzues, keni arsye gjithfarë mosarsye, përvec asaj që për ne është vijë e panegociueshme ndarëse me këta, në këtë shtet secili duhet të marrë atë që i takon, dhe të kontribuojë sipas asaj që i takon dhe pikë”- tha Rama.
Ndërkohë që Rama fliste, ka ndërhyrë nga vendi Spaho.
Rama: Profesor të të jap kufjet që të vazhdoj e ti të dëgjosh cfarë dëgjoj unë, fokusohu te ajo që dëgjoj unë që unë të flas, mos u bë si nxënësit që të ndërpresin tani, je profesor, vjen nga katedra nuk vjen nga pylli, lëri ata të pyjeve të flasin, je i katedrës.
Pas kesaj, Rama replikon me nje tjeter deputet te PD, Luçiano Boçin.
Pavaroti… (i drejtohet Boçit)….E çmoj shumë që ma jep mundësinë të vazhdoj. Aq më tepër kur më jepet nga një këngëtar si ty.
Pas kryeministrit ka replikuar demokrati Spaho:
Spaho: I bëre bisht dy cështjeve të rëndësishme, ke zvogëluar me 38% numrin e familjeve dhe me 40% ke zvogëluar fondet. Ti Edi, merresh me individin, jo me problemin, une po të merresha me individin do thosha; që ti je me poture si Haxhi Qamili dhe shpesh i mbush poturet. Ti vesh corape jeshile, të verdha, do merresha me atletet që i shkove në takim zv presidentin amerikan dhe pastaj të përzunë. Por nuk e bej se ti problemin nuk e ke te këmbët e ke të koka, e koka nuk rregullohet
Ruci: Faleminderit që the atë që nuk do e bëje.
Rama me kufje në vesh, Spaho: Mos dëgjo muzikë, dil te dhoma aty…
Debate pas rinisjes së seancës plenare për mocion me debat me Ramën thirrur nga opozita për skemën e ndihmës ekonomike.
Në foltore ka marrë fjalën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, duke numeruar akuza ndaj qeverise per heqjen nga skema e ndihmes te 30 mije familjeve.
Nderkohe kryeministri Rama mbante kufje ne vesh. Kjo ka bere qe Spaho te nderprese fjalen e te kerkoje nga Kryeministri te degjohet dhe iu drejtua Rucit:
Debati
Spaho: Nëse ka nevojë të dëgjojë muzikë ka një dhomë atje, të shkojë e të dëgjojë, kjo tregon seriozitetin se sa seriozisht e merr këtë cështje
Ruci: Kufjet i ka për të dëgjuar më mirë tyja, kthjellët, se eshte fonia e dobet
Spaho: Kryeministri të heqë kufjet pastaj të vazhdoj unë
Ruci: Ky u nderon, juve s’duani, vazhdoni
Nisja e seances
Ndërkohë që në rendin e ditës, Kuvendi ka sot pikë të parë mocionin me debat me Kryeministrin për skemën e ndihmës ekonomike, kryeministri Rama nuk ndodhet në sallë.
Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho kërkoi nga kryeparlamentari ndërprerjen e seancës, pasi kryeministri nuk është i pranishëm.
Spaho: Si mund të fillojmë debatin, të parashtrojmë cështjet sa kohë që kryeministri nuk ndodhet në sallë, ju sugjeroj të ndërprisni seancën të njoftoni kryeministrin dhe pastaj të fillojmë
Ruçi: Kërkesa juaj është normale, Rama është duke mbërritur, pasi është në takim me kryeministren e jashtme të Kroacisë
Spaho: Nuk mund të vazhdojmë
Ruci: Po c’ke o, pa merak, do vijë, ju ia paraqisni Kuvendit kërkesën, por megjithatë pak pushim