Një video është bërë virale dhe është shpërndarë në rrjetet sociale.
Fillimisht u publikua nga kanali i njohur “KRIS TV”, ku shihet sportisti i njohur që rreh të dashurën e tij në mënyrë barbare.
Bëhet fjalë për lojtarin e bejsbollit nga Venezuela, Danry Vasquez.
24-vjeçari shihet në video teksa kap prej flokësh e i gjuan në fytyrë të dashurës së tij, kurse ajo nuk bën ndonjë veprim për ta kundërshtuar.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur para ose pas një loje në Ëhataburger Field në Corpus Christi të Teksasit pasi Vasquez shihet me uniformën e tij të bejsbollit.
Bejsbollisti u arrestua dy ditë pas incidentit të filmuar.
Prokurori i Rrethit Nueces Mark Gonzalez tha për “KRIS-TV” se Vasquez pranoi një marrëveshje të pranimit të fajësisë që i kërkoi atij të paguante një gjobë.
Pavarësisht incidentit të ndodhur siç duket e dashura e Vasquez e ka falur atë.
Ajo ka postuar disa foto me lojtarin e bejsbollit.
Ndërsa drejtuesit e skuadrës Lancaster Barnstormers e kanë përjashtuar lojtarin nga grupi pasi video u bë publike.