Shpërthen Përparim Kabo: Artistët që pranojnë shembjen e teatrit se ‘kështu do i madhi’, nuk i duhen askujt

0
350

Kur i kërkuam një intervistë për zhvillimet më të fundit rreth godinës së Teatrit Kombëtar, një nga anëtarët e bordit të këtij institucioni dhe një nga dashamirët më të mëdhenj të teatrit dhe njerëzve të teatrit, filozofi Përparim Kabo, ishte duke lexuar “Gomarin e Baba Tasit” të Gjergj Fishtës. Ironike… “E njëjta histori përsëritet”, thotë ai.. Filozofi Përparim Kabo e ka zgjedhur që në krye të herës se cilën anë do të mbajë.

Ai shprehet kundër shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar për të ndërtuar në vend të tij një të ri, duke e konsideruar atë si pjesë të kujtesës dhe historisë së shqiptarëve. Përmes kësaj interviste, ai shpjegon arsyet pse duhet ruajtur godina aktuale, mendimin e tij për qëndrimin që po mbajnë dhe duhet të mbajnë artistët, por edhe shteti përballë një ndërtese si ajo e TK-së. Sipas tij, nëse komuniteti artistik, spektatorët, mediat, ish-ministrat e kulturës, etj., nuk do të reagojnë, godina e Teatrit Kombëtar do të shembet. “Komploti i heshtjes është më i keqi komplot!”, thotë ai. Si anëtar i bordit të TK, ai bën oponencë deri në fund.

“Nëse ka shpirtzbrazur, që për “një kothere” nga ministria a për një projekt që u jep ca para që të ndërrojnë veturën… apo më keq akoma, artistë me demek me dokument partie në xhep që thonë “o burra ta shembim se kështu do Ai i madhi”, këta janë njerëz që s’i duhen askujt. Këta vlejnë si subjekti për dramën që po shkruhet: “Shembja e Teatrit dhe artistët që rrëmojnë themelet e tij”. Teatri mbrohet nga komuniteti, nga qytetarët, nga shoqëria civile, nga media, nga kujtesa historike, nga e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja”, shprehet Kabo.

Sipas tij “të ikësh nga ideali që ke mbrojtur në fillim, do të thotë që ose atje ke qenë për të marrë nga protagonizmi i të tjerëve ose se nuk e di pse duhet të jesh. Mua nuk më tremb ikja e tyre, as më habit. Gjithkush bën sa dhe si di. Ajo që më shqetëson është gojëkyçja e atyre që shkojnë në takime. Edhe unë kisha ftesë. Por pyeta. “Po ne do flasim?”. “Jo, më thanë, ne vetëm do dëgjojmë”. Oh, më falni. Kjo kohë ka ikur për mua, unë nuk marr urdhra nga kushdo qoftë, sepse para lirisë sime, nuk vë gjë tjetër, ndaj edhe nuk vajta në atë takim”.

Panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here