I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Spaho ka thënë se Rama sa herë që do të heqë vëmendjen nga skandalet në Shqipëri, akuzon opozitën.
‘Ne i jemi përgjigjur në mënyrë tërësisht shteruese, e kemi quajtur një shashkë tymuese të hedhur nga Rama, për interesat e tij. Nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në shtator-tetor kur doli në skenë Tahiri, akuzonte PD-në për financime të paligjshme, vazhdoi me Rapiskanin, shkoi me ÇEZ-in, por një ditë këto u harruan.
Por sapo doli në skenë 613 kg kokainë dhe PD, reagoi duke thënë se qeveria ka dhënë garanci politike. Pra sapo doli kjo, Ram doli dhe foli për financime ruse në PD. Ne i kemi bërë thirrje Prokurorisë të hetojë. Kjo është një shashkë e Ramës, por të ketë kujdes se mos është përfshirë vetë në transaksione me rusët, se janë publikuar fakte që kompani ruse duan të hyjnë në Shqipëri’, u shpreh Spaho.