Tepelenë, merr flakë kasollja, digjet bariu

0
191

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të së premtes në Tepelenë.

Një bari është djegur brenda një kasolleje që mori flakë.

Kasollja ishte e vendosur në një stan bagëtish dhe 80 vjeçari me iniciale A.M, banues në Hormovë ishte brenda saj në momentin që ra zjarri.

“Paraprakisht dyshohet se kasollja ka marrë flakë nga zjarri që viktima përdorte për t’u ngrohur,”-raporton policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:50 në afërsi të fshatit Lekël.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here