Janë shokuar dhe habitur të gjithë në një aeroport në lindjen e largët të Rusisë, pasi shufra metali të çmuar kanë rënë si shi mbi pistë.
Një avion i mbushur me disa tonë lingota ari dhe argjendi, po nisej në fluturim nga aeroporti Yakutsk në Siberi, kur ngarkesa filloi të binte.
Rreth 200 shufra, secila me peshë mbi 20 kg, u shpërndanë më pas në pistë.
Të gjitha shufrat tani janë rekuperuar, tha një zëdhënës i pronarit të një miniere kanadeze për agjencinë e lajmeve “Interfax”.
Policia ndërkohë ka nisur një hetim për shkaqet e aksidentit.