Zyrat e Kryeministrisë pasurohen, Shqiptarët varfërohen/ Mbi 400 milionë lekë për godinën…

0
196

Vendosja e sistemit të ngrohje/ftohjes dhe ventilimit të disa zyrave në godinën e Këshillit të Ministrave pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 400 milionë lekë.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, bëhet fjalë për një fond limit rreth 44 milionë lekësh (të reja), i cili është vënë në dispozicion të godinë së Kryeministrisë, konkretisht për një pjesë të mjediseve me rëndësi të veçantë, të cilat do të pajisjen me sistem ventilimi.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. “Procedurë e Hapur”. Objekti i kontratës: “Vendosje e sistemit me eficencë, të lartë të ngrohje/ftohjes dhe ventilimit në disa mjedise të rëndësisë së veçantë brenda ndërtesës së Kryeministrisë”.

Fondi limit 44 016 666.67 (dyzetë e katër milionë e gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSh.

Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 3 muaj nga lidhja e kontratës. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.04.2018, ora 11:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here