Kreu i Grupi parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetin social facebook mbi raportin e Bankës boterore ku ka deklaruar se reforma e energjisë elektrike ka dëmtuar drejpërsëdrejti të varfërit. Gjithashtu Vasili shtoi se në raportin e Bankës Botërore pesha e buxhetit që familjet paguajnë për energjinë është më e madhe se 7 për qind.
Postimi i plotë:
Banka boterore thote qe Reforma e energjise elektrike demtoi te varferit dhe kryeministri rri e veshtron.
Ja cfare thote Banka Boterore:
“Arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara si dhe pesha e buxhetit që këto familje paguajnë për energjinë është më e madhe se familjet e tjera, respektivisht 7 për qind,” thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Te varferit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria.
Ndihma ekonomike u hiqet pa ju dridhur dora mijera te varferve nga qeveria.
Minimumi biologjik thene thjesht fare minimumi i ushqimit ditor per mijera shqiptare nuk sigurohet nga qeveria.
Nuk ulet TVSH e artikujve te shportes thene thjesht ushqimeve baze per mbijetese,por eshte kater here me e larte se vendet me te fuqishme e te pasur te Europes.
Te varferit dhe shtresat ne nevoje po perballen me mbijetesen dramatike te pamundur dhe kryeministri rri e veshtron.Lum ai…