Javën që lamë pas Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë.
Ami solli në jetë një vajzë dhe ishte vetë Ermali ai që na prezantoi që në fillim me të.
Emrin nuk e kishin vendosur, mirëpo sipas kidstime.al çifti e ka quajtur vajzën Sia.
Një emër i veçantë dhe shumë interesant ky, të cilin e mban edhe këngëtarja australiane me famë botërore.
Fillimisht çifti ka menduar një bashkim emrash, por duket se emri Sia u ka vjedhur zemrat të dyve.